Top Channel/ NATO harton planin e luftës: Grumbullohen trupat në vendin ballkanik

preview_player
Показать описание
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Aleanca po ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak. Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj.

Aleanca e ka bërë një plan gadishmërie për luftë. Rumania e ka dashur prej kohësh një forcë beteje të NATO-s të pranishme në territorin e saj, të ngjashme me ato të dislokuara në Estonia, Letoni, Lituani e Polonia pas aneksimit të Krimesë në 2014-tën. Tani duket, erdhi rasti që t`i plotësohet dëshira. Franca u shpreh e interesuar qe atje të dërggohen trupa të reja, e gjatë vizitës së saj në Bukuresht javën e kaluar ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly njoftoi se një grup ekspertësh do të mbërrinin shume shpejt në Rumani ku të nisin punën me hartat.

Dhe Rumania mund të mos jetë aleati i vetëm lindor ië NATO-s që merr një grup të ri beteje. Në një kohë kur Rusia vazhdon grumbullimin e trupave në kuf, SHBA, Nato dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë e kanë nënvizuar që të gjithë nevojën për shtimin e kapaciteteve. Ish-Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Europë (SACEUR), Gjenerali Philip Breedlove e vlerësoi këtë vendim dhe inkurajoi aleancën të shikonte "opsione të tjera që do t'i tregonin presidentit rus Vladimir Putin se ai do të marrë të kundërtën e asaj çfarë kërkoi”.

Duke vënë në dukje se SHBA dhe vende të tjera tani po dërgojnë avionë luftarakë shtesë për misionet e policisë ajrore që mbulojnë Balltikun dhe pjesën më të madhe të territorit tjetër të NATO-s, Breedlove argumentoi se ka ardhur kohë që Rusisë “ti tregohen dhëmbët”. “ Jepuni pilotëve tanë tanë rregullat e angazhimit dhe udhëzimet speciale që do t'i lejojnë ata të përgjigjen ndaj një veprimi luftarak," tha gjenerali.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#JensStoltenberg#NATO#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Me sa shoh une ukraina do behet kurban

klajditaho
Автор

Franca, dihet historikisht qe i sheh gjerat ne krah te kundert, por ritheksoj se ka vetem nje rruge, shpetimi, biseda, e marreveshja,

ramazanterziu
Автор

Po te ishte Selam Musaj, , , do e hidhte NATO, , n ne 😂

akifkop
Автор

War is politic continued by other everywhere

nikollmerdhoci
Автор

Akoma me Top nes jane zhurmus per shikime dhe kaq nuk ka lufte vetem dhenie territori e kane vendos elitat

g-armour
Автор

Hallall i qoft Amerikès ku Rusia me kèta politikan injorant kèrkon ti bèj presion Europès.

saimirhoxha
Автор

Po shkojme drejt nje lufte boterore çdo dite e me shume

bledarxeka