Top Channel/ Rusia dërgon rezerva gjaku pranë Ukrainës, Sheshel: Ukrainasit do bëhen mish për top!

preview_player
Показать описание
Rusia është duke dërguar furnizime me gjak bashkë me materiale të tjera mjekësore në afërsi të kufirit me Ukrainën, të cilat do të lejonin trajtimin e personave të mundshëm të lënduar; pohuan tre zyrtarë amerikanë për Reuters.

Sipas tyre, tregues të tillë konkretë sic është lëvizja e rezervave të gjakut, duhen konsideruar si kritike në përcaktimin nëse Moska po përgatitet vërtet për një pushtim të vendit fqinj. Frika e një luftë sa vjen e shtohen, ndërsa duket se Rusia poi përforëcon edhe me ushtarë të tjerë 100 mijë trupat e grumbulluar tashmë në kufi.

Presidenti amerikan Joe Biden e konsideron të mundshëm një sulm rus mbi Ukrainë, madje tha se ai ka gjasa të ndodhë në muajin shkurt, kur toka “të ngrijë” cka do t`i lejonte Moskës lëvizjen e pajisjeve të saj të rënda ushtarake. Pentagoni e ka pranuar më parë vendosjen e “mbështetjes mjekësore” si pjesë të grumbullimit të Rusisë. Por zbulimi i furnizimeve me gjak është një detaj i ri që dëshmon nivelin e gatishmërisë ushtarake ruse. Lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel sakaq thotë se Moska duhet të parandalojë me çdo kusht Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të bëhen anëtarë të NATO-s, dhe nuk duhet të lejojë që Luhansku dhe Donjecku të bien. Sheshel shtoi se amerikanët do të shkonin në luftë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit. “Ukrainasit do kthehen në mish për top, por shpresoj se do të ndërgjegjësohen”, u shpreh ai.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Russia#Ukraine#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

çfar e përmend sheshelin, ate nuk e përmendin as tv.serbe.heu or jau pshu...rsha lajmet.

b.c.
Автор

Suhane allah qmenduri te pa para allahu na forcoft zemrat dhe na mbroft nga kso qmenduri amin

ulcinjullcinj
Автор

kur tja fut plumb jep shurr se ai ka perfundu

bababablok
Автор

Hajde ma net fillon lufta na ka ardh shpirti fyt mshaj ma nisee luften

valironvali
Автор

ViVaaa RUSSIAAAA 🔥🔥🔥💥💥💥💥🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🔥🔥🔥🔥🔥 poshte George Sorros Poshte Lgbti Poshte Kapitalzmi i ndyre !!!!

thedictator