Top News- Përse NATO nuk e mbron dot Ukrainën!/Vendet anëtare spektike, nuk duan luftë me Rusinë

preview_player
Показать описание
Alarmi për pushtimin rus të Ukrainës ka ngritur një pikëpyetje shumë të madhe për Perëndimin: a do të dalë NATO në mbrojtje të ukrainasve?
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe aleanca nuk është e detyruar me traktat ta mbrojë atë. Sipas neneve të NATO, aleanca mund të ndërhyjë për të ndalur një gjenocid apo një krize të madhe humanitarë, si në rastin e Kosovës, por më shumë sesa një vendim ushtark ky ëhstë një vendikm politik.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të dërgojë trupa amerikane apo aleate për të luftuar Rusinë në Ukrainë Megjithatë, Kievi është një partner i ngushtë dhe iu premtua anëtarësiminë aleancë në një samit të NATO-s në 2008.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është pikë së pari një organizatë politike prej 30 anëtarësh, një pjesë e të cilëve mendojnë Ukraina nuk është një problem i NATO-s. Për më shumë se 20 vjet Ukraina ka refuzuar vazhdimisht të bëjë ndryshimet strukturore civile, qeveritare dhe ushtarake që janë të nevojshme për t'u konsideruar për NATO-n.
Dhe për momentin asnjë vend nuk është i gatshëm të hyjë në luftë me Rusinë për pushtim e Ukrainës. Nëse NATO do të dërgonte trupa në Ukrainë, shumë vende anëtare druhen se kjo do të sinjalizonte fillimin e luftës së tretë botërorë.
Por në traktatin e tij NATO përcakton mbrojtjen dhe sigurinë e vendeve anëtare dhe mund të ndërhyjë kur siguria e ndonjërës prej tyre cënohet, edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Lufta e mundshme në Ukrainë përbën implikime për vendet lindorë të NATO dhe në rast të një pushtimi tjetër rus të Ukrainës, aleanca ka shumë të ngjarë të angazhohet për dislokimin e batalioneve shumëkombëshe shtesë në skajin lindor të Aleancës.
Por kjo nuk do të thotë se NATO do të braktisë Ukrainën. Përgjigjia e NATO-s përfshin dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Që nga miratimi i Aktit për Mbështetjen e Lirisë së Ukrainës në 2014, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë ushtarake të madhe për vendin dhe vendet anëtare kanë rënë dakord të armatosin Kievit për ti bërë ballë pushtimit rus.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nato nuk mundi dot Barinjte e Afganistanit dhe jo te mund Rusin hahahahaha

albosrike
Автор

Ukraina, shkel rregullat, por dhe Europa duhet te mendohet mire, se ketu flasim jashte natos.
Kujdes se lufta boterore eshte ne prag.

ramazanterziu