Top Channel/Paqeruajtës në Ukrainë, Lavrov: Hyjmë direkt në luftë me NATO-n! Putin nis ekzekutorët!

preview_player
Показать описание
Nisja e një misioni paqequajtës në Ukrainë do të shkaktonte përplasjen e menjëhershme të Rusisë me NATO-n, paralajmëron ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov. Ishte Polonia ajo qe njoftoi se do të paraqese zyrtarisht një propozim të tillë në samitin e aleancës veri-atlantike, por Moska kërkon t`ia frenojë hovin.

Shpresoj që ta kuptojnë se për cfarë po flasim këtu. Do të ketë përplasje direkte mes forcave të armatosura ruse dhe atyre të NATO-s, një gjë kjo të cilën të gjithë janë munduar ta shmangin.

Komentet e Lavrovit erdhën pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti idenë e Polonisë si “të pakujdesshme e jashtëzakonisht të rrezikshme”. “Cdo konfrontim i mundshëm mes trupave tona dhe forcavë të NATO-s do të ketë pasoja të cilat do të jetë e vështirë të riparohen”, ishte komenti i tij. Mediat e huaja njoftojnë sakaq se në përpjekje për të frenuar dezertimet në masë, presidenti Putin ka dhënë urdhër të aktivizohen ekipet e ekzekutorëve që do të qëllojnë pa paralajmërim cdo ushtar që largohet nga lufta në Ukrainë. Moska priste një fitore të shpejtë në Ukrainë, po dështimet e vazhdueshme po e acarojnë lidershipin rus, dhe po i bëjnë më të pamëshirshme lëvizjet e tij.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Lavrov#NATO#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Paqeruajtës të UNO/ONU/OKB Organizatës së Kombeve të Bashkuara apo çështje “vetoje” pasi paqja qenka e sigurtë?!

arkitektlt
Автор

Rrnoft rusia 🐻 🇷🇺 ❣️❣️❣️💪💪✊✊🚀🚀☢️☢️☢️🧪🧪🧪🧪🧪

frederickscheller