Top News - Rusia, mina-smart në Ukrainë/ ’Bomba kërcyese’, nuk ishin parë ndonjëherë

preview_player
Показать описание
Një minë ruse anti tank, që nuk ishte parë deri më tani në një fushëbetejë, është përdorur në Ukrainë, sipas raporteve. Kur ajo ndizet, mina e sulmit PTKM-1R, e hedh veten në ajër mbi shënjestrën e saj, para se të sulmojë nga lart në një goditje potencialisht vdekjeprurëse. Sensorët e minës pikasin zhurmën e mjeteve që afrohen dhe krahason audion e marrë me një listë të paracaktuar shënjestrash.

Kjo-sipas prodhuesve – do të thotë që këto mina nuk shpërthejnë kur civilët u afrohen. Sipas Daily Telegraf, ushtria ruse ka filluar ti përdorë këto mina në 2020-ën. Analistët kanë thënë se ato janë të ngjashme me M93 Hornet, amerikane, që është po ashtu një minë sulmi.

Disa imazhe janë ndarë nga Ukraina në Tëitter, të një prej këtyre minave të vendosura në një fushë. Fotografia raportohet se është marrë më 26 prill.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Russia#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме