Top News - Tjetër kërcënim nga Rusia / Armët e perëndimit do goditen sa të hyjnë në Ukrainë

preview_player
Показать описание
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov thotë se Rusia e di itinerarin e lëvizjes së armëve të perëndimit dhe se ato do të jenë objektiv sapo të mbërrijnë në Ukrainë.
Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov Rusia nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë, tha Lavrov në një intervistë për televizionin arab, Al-Arabija. Po ashtu Rusia nuk kërcënon me armë atomike, tha Lavrov, janë mediat perëndimore që ekzagjerojnë në këtë pikë. "Ne nuk luajmë me një luftë atomike", citohet Lavrov nga agjencitë Ria dhe Tass. Së fundmi Lavrov kishte paralajmëruar nga rreziku i një lufte të tretë botërore. Rusia vendosi në gatishmëri në fund të shkurtit, armët kërcënuese, që u kuptua në botë si sinjal kërcënues me arsenalin atomik.

Sipas Lavrov, Rusia i di rrugët përmes të cilave, perëndimi do të dërgojë armë në Ukrainë. Këto armë do të bëhen objektiv sulmi "sapo të arrijnë në territorin e Ukrainës". Ministri i Jashtëm rus përsëriti mbi atë që Rusia e quan "operacioni special", por perëndimi luftë sulmuese në Ukrainë, se ky do të marrë fund sapo të jenë arritur të gjithë qëllimet. Këto janë mbrojtja e popullsisë civile në Ukrainën lindore dhe garancia se "nga territori i Ukrainës nuk vijnë kërcënime për këtë popullsi dhe për Rusinë. Kjo është e gjitha."

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rusi#Ukrainë#TopChannel
Комментарии
Автор

po po pastaj ku në të marrushkës do shkojn 🤣🤣

arjold
Автор

ske takat me sulmu se aty i ke pas rruget e furnizimeve me armatim

liontheking
Автор

ato du ju shkaterroj deri sa ju ta dini ku gjinden ato😂😂😂👈👈👈👈👈👈👈

xhavitbaldedali