Top News-Tmerri i Halloween-it, policia ‘mea culpa’/Kore e Jugut, merr përgjegjësinë për tragjedinë

preview_player
Показать описание
Shefi i Policisë në Korenë e Jugut, Yoon Hee-keun, ka pranuar që policët nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur në incidentin e 29 tetorit, ku si pasojë e kaosit që shpërtheu, qindra persona humbën jetën të shtypur me këmbë... Kjo është hera e parë që zyrtarët e policisë pranojnë se nuk kanë bërë aq sa duhet për të parandaluar incidentin, që la të vdekur 155 persona dhe 152 të tjerë të plagosur.
Sipas shefit të policisë, përgjigja e oficerëve ka qenë “zhgënjyese” dhe se ai ndjente “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” lidhur me atë që ka ndodhur duke premtuar edhe hetim të plotë.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës pasi një numër i madh njerëzish u mblodhën në një lagje të Seulit për të festuar Natën e Shtrigave (Halloëeen).
Kjo ishte edhe hera e parë pas dy vitesh që kjo festë u shënua pa kufizime kundër koronavirusit. Yoon Jee Keun tha se Policia kishte marrë disa telefonata para se aksidenti të ndodhte, me paralajmërimet se situata është serioze, por reagimi i saj mungoi. Ai i ka bërë këto komente në një kohë kur po rritet kërkesa e publikut për llogaridhënie.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Halloween#KoreaJugut
Рекомендации по теме