Klan News - SHBA dhe Koreja e Jugut organizojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake në vite

preview_player
Показать описание
Aleatët i shohin stërvitjet si përpjekje për të penguar arsenalin bërthamor në rritje të Koresë së Veriut

Më pak se 20 milje nga kufiri i fortifikuar me Korenë e Veriut, trupat ushtarake të Koresë së Jugut dhe të SHBA-së mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Koloneli Brandon Anderson, zëvendëskomandanti i divizionit për manovra, thotë se stërvitjet nuk kanë për qëllim asnjë kundërshtar specifik, por ato padyshim nisen nga aleanca e fortë mes dy vendeve.

“Ne jemi këtu për një kohë të gjatë. Aleanca jonë është e fortë. Nuk mund ta imagjinoj të jetë më e fortë. Për sa kohë që ekziston një kërcënim atje, ai na jep qëllim, qëllim për të trajnuar dhe për të pasur një skenar dhe ushtrime të tilla”.

Aleatët i shohin stërvitjet si një pjesë kyçe të përpjekjeve të tyre për të penguar Korenë e Veriut dhe arsenalin e saj bërthamor në rritje. Pheniani i quan stërvitjet një provë për luftë. Edhe brenda Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur kritika për këto strëvitje të përbashkëta.

Këto janë stërvitjet më të mëdha në terren ndër vite pasi u ngadalësuan pas pandemisë së Covid-19.Në këto stërvitje ushtarake kishte obuse amerikanë, tanke, mitralozë dhe helikopterë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме