Top News - I trajnoi SHBA tani luftojnë për Rusinë / Moska rekruton ushtarë afganë për në Ukrainë

preview_player
Показать описание
Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrah trupave amerikane, por që janë vendosur në Iran pas tërheqjes së SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë për agjencinë Associated Press tre ish-gjeneralë afganë. Ata thanë se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh, duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan, ku shumë besojnë se do të përballeshin me vdekje në duart e talibanëve.
“Ata nuk duan të shkojnë në luftë, por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha njëri prej gjeneralëve, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka komunikuar përmes mesazheve, kanë frikë se do të dëbohen për në Afganistan.
Rekrutimi i komandove ndërkohë po bëhet nga grupi i mercenarëve Ëagner. Një tjetër gjeneral, që ka qenë shef i ushtrisë afgane para se talibanët të merrnin pushtetin, tha se përpjekjet për rekrutim po ndihmohen edhe nga ish-komandantët e forcave speciale afgane që jetojnë në Rusi dhe flasin gjuhën ruse. Raportimet për rekrutime vijnë pas paralajmërimeve nga ushtarët amerikanë që kanë luftuar me forcat speciale afgane se talibanët do t’i vrasin këta ushtarë nëse i bashkohen armiqve të SHBA-së vetëm për të shpëtuar veten. Një raport i Partisë Republikane në SHBA, i publikuar në gusht, paralajmëronte veçanërisht për rrezikun se komandot afganë – të trajnuar nga forcat amerikane – mund të ofrojnë informacione grupit militant, Shteti Islamik, Iranit apo Rusisë për taktikat e ushtrisë amerikane. Në raport po ashtu thuhej se ekziston rreziku që këta ushtarë t’iu bashkohen në luftë këtyre shteteve dhe grupeve.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Moska#Rekrutimi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po' cfare force speciale mor aman. Keta s'ishin ne gjendje te luftonin per vendin e tyre e tani do bejne namin ne Ukraine.

armandstarova
Автор

Mire bejne kur i le ne balt do dalin vete zote

spappas
Автор

Nga grupi wenker 😂😂😂😂 hajde, hajde na kenaqet tu na rrejt, na keputet krejt edhe hajt 😂😂😂😂😂

Rocky-Balboa