Top News-Merrni hak për Prigozhin, luftoni për Ukrainën /Rusët pro-Kievit i bëjnë apel grupit Wagner

preview_player
Показать описание
Një grup militantësh që luftojnë krah Ukrainës, i kërkuan mercenarëve të grupit Vagner të ndryshojnë llogore dhe ti bashkohen radhëve të tyre për të marrë hak për vdekjen e themeluesit të grupit, Jevgeni Prigozhin dhe komandatit të tyre Dmitry Utkin. Autoritetet ajrore ruse thanë se Prigozhin, Utkin dhe tetë persona të tjerë ndodheshin në bordin e avionit privat që u rrëzua pa asnjë të mbijetuar në veri të Moskës, të mërkurën.
“Ju përballeni tani me një zgjidhje kritike, mund të qëndroni nën urdhërat e ministrisë ruse të mbrojtjes dhe të shërbeni si qenë roje për ekzekutorët e komandantëve tuaj, apo mund të hakmerreni”, tha komandanti i trupave vullnetare ruse Denis Kapustin në një mesazh video të publikuar të enjten vonë.
“Për të siguruar hakmerrjen, ju duhet të kaloni në krahun e Ukrainës”, tha komandanti. Aksidenti ndodhi dy muaj pasi prigozhin dhe mercenarët e tij nisën një rebelim jetëshkurtër kundër komandantëve ushtarakë rusë gjatë të cilit ata morën kontrollin e një qyteti jugor, Rostovit, dhe marshuan drejt Moskës para se të ndaleshin, 200 km larg nga kryeqyteti. Rusia ka hapur një hetim për aksidentin, por rezultati i tij nuk ka shumë gjasa të përmbysë besimin masiv se prigozhin u vra si akt hakmarrjeje për rebelimin. Pas 24 orësh heshtje, presidenti rus vladimir putin i shprehu ngushëllimet familjeve të 10 personave në bordin e avionit dhe e quajti Prigozhinin një biznesmen të talentuar. Komandanti i trupave vullnetare ruse, Kapustin, është një shtetas rus, ekstremist i djathtë, dhe ka krijuar një grup të armatosur që lufton krah ukrainës, një vit më parë. Ky grup duket se qëndron edhe pas disa sulmeve ushtarake në rajonet kufitare të rusisë. “Le ti japim fund gjakderdhjes së operacionit të posacëm ushtarak”, tha Kapustin në mesazhin e tij për mercenarët e Vagnerit duke përdorur termin zyrtar rus për pushtimin e ukrainës. “Pas kësaj, të marshojmë së bashku drejt moskës dhe këtë radhë, nuk do të ndalemi 200 km larg saj por do të shkojmë deri në fund”, tha ai.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Wagner#Prigozhin
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nga nje vodka dhe vajten ne kembe ne moske

eltonsinani
Автор

Hajdeni beni nja dy betoniere me llac ne athine 😅😅😅

alfredsosecela.
Автор

Ahahhahaah kto nuk jan lajme per njerez normal

OlsiBllaci
Автор

Kshu doni ju si top chenell oshte tallje vrasja e tij 😅😅😅 nuk egziston

Sver