Top News – NATO: Forcat ruse po rigrupohen / Edhe 2 mijë trupa nga Gjeorgjia, në shënjestër lindja

preview_player
Показать описание
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat ruse janë duke u rigrupuar në Ukrainë për të rritur sulmet në lindje të shtetit. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se Rusia është duke dërguar mes 1,200 deri në 2,000 trupa, nga Gjeorgjia në Ukrainë, si përforcime. Moska ka thënë të martën se do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake në veri të Ukrainës dhe do të fokusohet në “çlirim” të rajonit Donbas në juglindje. Stoltenberg ka thënë se synimi rus për të pasur rezultate ushtarake, nuk ka ndryshuar ende. “Ne shohim bombardime të vazhdueshme të qyteteve dhe ne shohim se Rusia është duke ripozicionuar disa trupa, duke i lëvizur disa, me shumë mundësi që të rrisë përpjekjet në rajonin Donbas”, ka thënë ai.
“Në të njëjtën kohë, Rusia mban presionin mbi Kiev dhe qytete tjera. Ne mund të presim veprime tjera në kuadër të ofensivës”. Në një linjë me komentet e Stoltenberg, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Uollace paralajmëroi se rusia po ndryshon taktikë dhe nuk po tërhiqet. Britania e madhe tha se sjellja e trupave nga gjeorgjia nuk ka qenë pjesë e planit fillestar të moskës. Rreth 20 për qind e trupave ruse rreth Kievit, kanë nisur të ripozicionohen sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Ai shtoi se rusët kanë braktisur në një masë të madhe aeroportin e Hostomelit, jashtë Kievit dhe po largohen edhe nga impianti bërthamor i Cernobilit. Por ata thanë se rusia po mban presion në ajër me sulme ajrore që vazhdojnë në qytetet e Kievit dhe Chernihivit në veri.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Rusia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sulmet po vazhdojne me qytetet e kievit
Sa qytete ka kievi!?😳

arbengashi