Top News/ Veliaj: Me ndihmën e diasporës fitojmë mbi 100 mijë vota në Tiranë

preview_player
Показать описание
Në zgjedhjet parlamentare të 2025, për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët. Nga Vora, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, së bashku me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Dikush mund të thotë se këta e filluan fushatën para kohe. Kjo është diçka që ne e kemi pasur betejë, qëkur kemi qenë në opozitë. E morëm atë nismë modeste që kur unë punoja si Sekretar për Diasporën dhe Emigrantët; më pas, në 2013, nuk u lejuam të punonim me diasporën, por na u desh të inkurajonim ardhjen fizike të tyre këtu për të votuar. Sot kësaj i ka ardhur fundi. Nuk ka rëndësi për kë voton diaspora. Ideale do të ishte të votonte për partinë tonë, si partia që ka transformuar e modernizuar më shumë Shqipërinë, megjithatë secili bën zgjedhjen e tij i lirë. Ne si socialistë jemi krenarë që, për herë të parë në historinë e Shqipërisë moderne, ajo që garantohet nga Kushtetuta, e drejta e votës, mundësohet edhe për emigrantët falë vendimmarrjes së PS”,
Nisur edhe nga rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme, Veliaj shprehu bindjen se PS ka potencialin që me ndihmën e diasporës, të fitojë me mbi 100 mijë vota diferencë ndaj rivalëve në qark.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Veliaj#Tirane
Рекомендации по теме