Top Channel/ Tre aksidente me motorë në vend. Një i vdekur, turistët përplasin njëri-tjetrin

preview_player
Показать описание
Tre aksidente automobilistike janë shënuar në vend këtë të martë.
Rreth orës 6 të pasdites një turist polak që udhëtonte me motor, së bashku me një grup motoristësh të tjerë, u aksidentua në aksin rrugor Qafë Thanë-Doganë. Në rrethana të paqarta, ai u përplas nga një mjet tip “Benz”.
Ndërsa, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humbi jetën një 73-vjeçar që udhëtonte me motor, i përplasur nga një makinë.
Brenda pak orëve, aksidenti tjetër u shënua në Himarë. Një mjet tip “Volksëagen” që drejtohej nga një 44-vjeçare angleze është përplasur me një motor me shofer një austriak 31-vjeçare.
Për pasojë, mbeti e plagosur 27-vjeçarja franceze, që ishte pasagjere në motor. Ajo ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar në spital.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksidentet#TopChannelNews
Рекомендации по теме