Top Channel/ Tre të plagosur në aksident, përplasen dy makina në autostradën Lushnje-Fier

preview_player
Показать описание
Tre persona u plagosën këtë të premte në një aksident rrugor në autostradën Lushnjë-Fier. Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Savrës, ku një makinë tip Golf u përplas me një mjet tip “Pezho”. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, shoferi I golfit tentoi të hynte në parakalim por humbi kontrollin dhe goditi fillimisht makinën tjetër e më pas trafikndarësen. Si pasojë mbetën të lënduar tre persona, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës. Kryqëzimi I Savrës mbetet një nga më të rrezikshmit në këtë pjesë rruge pasi aksidentet kanë qenë të shumta. Një nga arsyet mbetet mungesa e nënkalimeve dhe mbikalimeve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#TopChannelNews
Рекомендации по теме