Top Channel/ ”Bashkë për Shqipërinë”, SHBA e BE: Avancimi i saj, celësi i stabilitetit europian!

preview_player
Показать описание
Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. “Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, nënvizohet në dokument. Në deklaratë thuhet se BE dhe SHBA mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”. “Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historic”, theksohet më tej. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shprehen të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, duke i mëshuar idesë se “Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#BE#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

po respectuat SHQIPERIN automatikisht do keni respectin e Kosoves Malit te zi Macedonis veriut. ❤💯🖤

robertking
Автор

Po keni ja vite qe thoni qe ne kohen e skenderbeut qe jemi me ju dhe tani do ju fusim ne be

diori
Автор

Po na ndihmojn shum Duke mbajtur kete Qeverri Super HAJDUTE.

bho_
Автор

Miku me i mire i shqiperise eshte vetem Amerika!💪💪🇺🇸🇦🇱

HLBNZ
Автор

Me.Ameriken.perpara
Europa.si.lagje
🇦🇱🇺🇸

festimkertusha
Автор

Por jo me nje te cmendur si Rama ne krye

besnikhoxha