Top News - Ish kryeprokurori Llalla/ Do gjykohet për deklarim të rremë

preview_player
Показать описание
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të gjykohet për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë, vepër penale e kryer tre herë nga ana e tij. Hetimet për këtë rast u ndoqën Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Korrupsionit SPAK . Ndërkaq në mars SPAK kaloi cështjen në ngarkim të llallës për gjykim i akuzuar për mosdeklarim të të ardhurave dhe fshehje të tyre. Ndërkaq gjyqtarja e posaçme kërkoi veprime shtesë për plotësimin e dosjes, ndërsa të enjtën shpalli dërgimin e ish kryeprokurorit për gjykim. Menjeherë pas këtij vendimi ka reaguar avokati mbrojtës i ish Prokurorit të Përgjithshëm, Sokol Hazizaj, i cili i pyetur nga Top Channel për kalimin e çështjes për gjykim tha se prisnim të pushoheshin të gjitha akuzat. Llalla do të përballet me drejtësinë, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka hequr sekuestron preventive vendosur ndaj pasurive të tij. Ish prokurori i Përgjithshëm Llalla i ka të hapura llogaritë me drejtësinë që prej 3 vitesh, ndërsa SHBA e kanë shpallur non-grata dhe i kanë ndaluar hyrjen në territorin amerikan për shkak të këtyre akuzave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Llalla#TopChannel
Рекомендации по теме