Top Channel/ Sulme terroriste në Europë, CNN: Arrestohen 4 anëtarë të Hamasit!

preview_player
Показать описание
Katër persona që mendohet të jenë anëtarë të Hamasit e të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në Europë, janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze. Njoftimin e bëri zyra e Prokurorit federal gjerman, që sqaroi se tre nga personat në fjalë u ndaluan në Gjermani dhe njëri në Holandë. Shënjestra e tyre duket se do të ishin institucionet hebraike në Europë.

Nga tre të prangosurit në tokën gjermane, dy ishin shtetas libanezë dhe i treti, shtetas egjiptian. Person ii ndaluar në Holandë është vendas, thotë CNN. Lajmi erdhi paka pas njoftimit se autoritetet holandeze dhe ato daneze kishin arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për vepra terrorizmi, edhe pse Agjencia Daneze e Inteligjencës i tha CNN se këto raste nuk kishin "lidhje të drejtpërdrejtë" me arrestimet e anëtarëve të dyshuar të Hamasit .

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser falënderoi autoritetet policore të vendit të saj dhe ato të Holandës, duke pohuar se kjo "tregon që zyrtarët tanë të sigurisë janë jashtëzakonisht vigjilente dhe mbeten gjatë gjithë kohës në veprim. “Mbrojtja e hebrenjve është prioriteti ynë kryesor.

Ne përdorim të gjitha mjetet kushtetuese kundër atyre që kërcënojnë jetën e hebrenjve dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”, u shpreh Faeser.Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, falënderoi gjithashtu autoritetet për "hetimin e suksesshëm", i cili "ka kontribuar sic tha ai, në garancinë që hebrenjtë në Europë të vazhdojnë të jetojnë në paqe dhe siguri".

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hamas#Europe#TopChannelNews
Рекомендации по теме