Top News - Bënte thirrje për sulme terroriste në FB/ GJKKO dënon me 2.8 vite Gentjan Çollakun

preview_player
Показать описание
Gjykata e Posacme antikorrupsion vendosi dënimin me 4 vite burg për Gentjan Collakun, personin që u arrestua në muajin prill të këtij viti, pasi bënte thirrje për sulme terroriste.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjykata e posacme vendosi që 46 vjecari të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg.
Gentjan Collaku me origjinë nga qyteti i Kavajës, akuzohet për veprën penale "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda per kryerjen e veprave me qellime terrorist”, , parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
Collaku u vendos në pranga nga anti terrori, ndërsa mbahej në vëshgim nga agjentët e kësaj structure, që prej vitit 2021. Ky i fundit përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook, ku publikonte thirrje pro organizatës terroriste ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm.
Në disa prej postimeve në platformën sociale ai shprehte pikëpamjet e tij pro shtetit islamik si dhe kërkonte ndaljen e luftës ndaj tyre pasi sipas tij ISIS ka luftëtarë, të cilët nuk flenë.
Veç postimeve të tilla Çollaku u dilte në mbështetje imamëve të dënuar për terrorizëm, të cilët rekrutonin luftëtarë për t'iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#GJKKO#Gentjan Çollakun
Рекомендации по теме