Top News - Planifikonin sulme terroriste/ 14 të arrestuar në Gjermani dhe Danimarkë

preview_player
Показать описание
Numri i të arrestuarve në Danimarkë dhe Gjermani për një komplot të dyshuar terrorist kaloi 12, pasi disa njoftime për arrestime të reja u bënë të premten.

Së paku gjashtë vetë u arrestuan rreth një javë më parë nga policia daneze, pas arrestimeve të para fundjavën e kaluar, thanë zyrtarët.

Të dyshuarit, që përfshijnë së paku disa shtetas sirianë, mendohet se kanë siguruar përbërës për të bërë bomba dhe armë të tjera.

Të gjithë të dyshuarit, përveç njërit, u arrestuan në Danimarkë.

Kimikate të dyshimta, ndërkaq, u zbuluan në Danimarkë dhe Gjermani.

“Besojmë se ka individë me qëllime dhe kapacitete për të kryer sulme terroriste në Danimarkë”, tha policia daneze në një deklaratë të lëshuar të enjten vonë.

Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës tha se planifikon një konferencë shtypi në lidhje me rastin.

Sipas këtij shërbimi, të arrestuarit në Danimarkë dyshohet se “kanë planifikuar një ose më shumë sulme terroriste ose kanë marrë pjesë në përpjekje për terrorizëm”.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Germany#Denmark#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Europiant kane hapur dyert per kalin e trojes ne Europe(Islamin)

anonyme
Автор

Far ma e fllit se arapt ska ne bott. Kta i kisha djeg me bensin😠😠

liand