filmov
tv
Klan News - Rriten importet e hidrokarbureve në Janar-Korrik, ndikim stabilizimi i çmimeve
Показать описание
Në periudhën Janar-Korrik të këtij viti importet e karburanteve dhe birrës shënuan rritje të konsiderueshme në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave në 7 muaj u importuan 343 mijë tonë karburante me rritje vjetore prej 10%.
Sipas ekspertëve të tregut kjo ka ndodhur për shkak të stabilizimit të çmimit të hidrokarbureve ne tregjet ndërkombëtare që u reflektua dhe në vendin tonë, por edhe nga shtimi i qarkullimit për shkak të turizmit.
Me rritje rezultuan edhe importet e birrës dhe sipas të dhënave nga Doganat dhe Tatimet u zhdoganuan mbi 30 mijë tonë birrë në muajt Janar-Korrik 2023 me rritje vjetore prej 8.5%. Nga taksa e zhdoganimit të këtij produkti u arkëtuan gjatë 7-mujorit rreth 1,7 miliardë Lekë.
Ndërsa sa i përket të ardhurave totale për 7-mujorin e 2023 u realizuan në masën e 372 miliardë Lekëve ose 103% të planit të së njëjtës periudhë.
Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 44 miliardë Lekë ose +13.6% më shumë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan