Klan News - INSTAT: Inflacioni për Prillin 6,2%

preview_player
Показать описание
Shtrenjtimi më i madh i çmimeve te produktet ushqimore, vaj, qumësht, vezë dhe bukë

Një tjetër rritje çmimesh është shënuar për muajin Prill, ndërsa infalcioni sipas INSTAT ka arritur në 6,2%, duke vështirësuar edhe më shumë ekonominë familjare.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, kërceu në 6.2% në Prill, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i ri, pas nivelit të Marsit, që arriti në 5.7%. Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen familjet dhe individët që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6%.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2022, krahasuar me Mars 2022 është 0,7 %.

Rritja më e madhe e çmimeve krahasuar me muajin Prill 2021, vërehet në grupin “Transporti” me 22,5% dhe grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithëra” me 16,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8%, “zarzavate, përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë çmimet janë pothuajse dyfish më të shtrenjta, ndërsa rritja më e madhe është vënë re te transporti dhe produktet ushqimore.

Gjatë Prillit, rritje çmimesh kanë pësuar edhe nëngrupet e tjera. “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%. Rritja në këto nëngrupe lidhet automatikisht me rritjen e çmimit të karburanteve por edhe të produkteve ushqimore.

Inflacioni është pothuajse dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Ndërsa në raportin e Bankës Botërore inflacioni për këtë vit pritet të jetë 5%.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме