Klan News - INSTAT: Eksportet në Janar u rritën me 20.2%

preview_player
Показать описание
Fillimi i vitit ka nisur me një rritje të eksporteve. Sipas INSTAT, Janari 2023 ka arritur vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 20,2, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,6 %, në krahasim me muajin Dhjetor 2022.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 16 mld lekë, duke u ulur me -19,4 %, krahasuar me Janar 2022 dhe me -70,3 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Rritja më e madhe e eksporteve është shënuar në grupin “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” duke vijuar me “Tekstile dhe këpucë” dhe “Makineri, dhe pjesë këmbimi”. Ndërsa grupet që kanë ndikuar më shumë te rritja e importeve janë, makineri, pjesë këmbimi, produkte kimike dhe plastike, si dhe grupi “Ushqim, pije dhe duhan”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2022 janë: Maqedonia, Kosova dhe Greqia. Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia, Gjermania dhe Kina.

Ndërsa sa i përket importeve, gjatë janarit vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina me një rritje prej 27,4 % Gjermania dhe SHBA. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2022 janë: Italia, Turqia dhe Greqia.

Pavarësisht se ka një rënie të importeve me këto vende, sipas INSTAT, partnerët tanë kryesorë tregtarë janë: Italia, Turqia, dhe Greqia. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3 %, të gjithë tregtisë.

Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме