Shembet ura e Bunës, për ndërtimin e saj angazhohen forcat xheniere (3 Tetor 2002)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2002
Që prej dy ditësh ura e Bunës është rrëzuar dhe ka ndaluar qarkullimin në drejtim të pikës doganore të Muriqanit. Janë angazhuar për ndërtimin e saj forcat xheniere të trupave të armatosura të Shqipërisë.

E ndërtuar në vitin 1911 ura e vjetruar kishte kohë që ishte bërë problem në qytetin e Shkodrës . automjetet të gjitha të një tonazhi të lehtë kalonin mbi të gjithë frikë.

Njëra prej këmbëve të saj tashmë gjendet në ujë së bashku edhe më një mjet betoniere, ku fatmirësisht shoferi arriti të shpëtonte.

Me një financim të qeverisë italiane kjo urë do të ndërtohet përsëri nga forcat e Repartit të Xhenios së Tiranës, të cilët për të mbërritur deri këtu kanë kaluar nëpërmjet Maqedonisë dhe Malit të Zi në doganën e Muriqanit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shum e zgjati ka hone qe eshte prishur

ermindalugavb