Top News- Me shpejtësinë e një avioni…!/ Elbasan, aksident me vdekje në Metalurgji

preview_player
Показать описание
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Automjeti tip Opel ka përplasur një këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. 50-vjeçarja humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendi I ngjarjes. Menjëherë shërbimet e policisë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të tij. Pas ekspertizës së bërë ne vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, konfirmohet se shoferi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Shpejtësia me të cilën lëvizte ishte disa herë më e madhe se ajo e cila lejohej, duke e pamundësuar kështu shmangien e këmbësores.
36-vjeçari, banues në fshatin Katund I Ri është dërguar në komisariat ku është marrë në pyetje. Mjeti me të cilin lëvizte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Elbasan#Aksidenti#TopChannel
Рекомендации по теме