Top News - Aksident zinxhir me 20 makina / Stuhia e rërës redukton shikueshmërinë, 7 viktima

preview_player
Показать описание
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident zinxhir në të cilin u përfshinë 20 makina, gjatë një stuhie rërë në Utah të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Aksidenti ndodhi në rrugën ndërshtetërore 15, afër qytezës Kanosh. Disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalet e afërt në gjendje kritike. Ambulancat nga toka dhe ajri janë përdorur për të transportuar të lënduarit në spitale.
Aksidenti zinxhir ndodhi në kushtet e një ere të fortë që shkaktoi një stuhi pluhuri dhe rëre që reduktoi shikueshmërinë – thanë zyrtarët lokalë.
Rruga ndërshtetërore mbeti pjesërisht e mbyllur për orë të tëra me trafikun që u devijua përreth vendit ku ndodhi aksidenti. Qyteza Kanosh ndodhet rreth 258 km në jug të Salt Lake City.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#Stuhia#TopChannel
Рекомендации по теме