filmov
tv
Stop - 23 Prill 2024 (Emisioni i plotë)
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Çohet natën i çan qytetares gomat e makinës së parkuar
Një qytetare denoncon në “Stop”, se një person në Maminas i ka carë gomat e makinës së parkuar përgjatë natës. Zonja thotë, se e di kush e ka kryer këtë akt dhe e ka denoncuar. Por fajtorit nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.
“Futi s’ka gjë amon”, sa e uli gjobën kreu i IMT-se për 2 milione e gjysëm
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë herë inspektorët dhe drejtuesit e IMT-së në bashkinë e Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë gjobë për ndërtimin e një tende pa leje. Me anë të një sekseri kryeinspektori i IMT-së Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysëm lekë, për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë lekë. Ne e takuam kryeinspektorin e imt-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën. Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë lekë të vjetra dhe në takimin e ditës së dytë i dorëzua, 2 milionë e 200 mijë lekët e tjera në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti.
Mish Brazili, që shitet si i Kosovës, thellohet skandali me mbrojtje zyrtare
Në 1 prill transmetuam, sesi mishi me origjinë nga Brazili, importohet nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhej “mish i freskët nga Kosova”. Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë.Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto vici, ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024. “Apetit” me ndihmën e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.Pas transmetimit tonë ministri i bujqësisë në Kosovë, Fatos Peci tha, se do të merren masa. Por në një reagim Autoriteti i Ushqimit në Kosovë bëri me dije, se mishi ishte në therur në këtë vend, dhe jo nga Brazili, sic pohonte vetë subjekti, që e tregtonte.Nga ana tjetër ne tregojmë, se mishit i është hequr etiketa.
Çohet natën i çan qytetares gomat e makinës së parkuar - 4:07
“Futi s’ka gjë amon”, sa e uli gjobën kreu i IMT-se për 2 milione e gjysëm - 8:35
Mish Brazili, që shitet si i Kosovës, thellohet skandali me mbrojtje zyrtare - 20:50
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Комментарии