Stop - 23 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Me qetësi, me qetësi”, Monika Kryemadhi harron dashurinë e Metës

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë thirrur në ambientet e Gjykatës së Posacme antikorrupsion, për t’u njohur me masën e sigurisë, përkatësisht arrest me burg dhe detyrim paraqitjeje.Pas daljes, zonja Kryemadhi tha disa herë, se do të përgjigjej me qetësi. Por ajo nuk e përmendi termin e dashur për Metën “me qetësi e dashuri”, duke shmangur dashurinë, mesa duket pas divorcit të tyre të deklaruar.

Video, drejtoresha mbyllet në banjo nga kamerat, konflikti me të shoqin

Shkolla 9 vjecare e Grekanit në Belsh për këtë vit shkollor numëron 100 nxënës. Vitin e kaluar numëronte 120 të tillë.Në fund të muajit prill, shkolla mbeti pa drejtues, pasi ish-drejtoresha fitoi një vend punë diku tjetër.Në vend të saj emëruar drejtuese e përkohshme Burbuqe Uruçi, mësuese në këtë shkollë dhe njëkohësisht bashkëshorte e Durim Uruçit, drejtor i ZA Belsh. Që këtu fillon konflikti i interesit, mbështetur në ligj, pasi drejtori i ZA, ka vartëse këtë drejtuese drejtpërdrejt.Drejtuesi i ZA-së ka detyrimin të njoftojë Drejtorinë Rajonale për vendin bosh.Por mos ndoshta drejtori i ZA-së po pret, që bashkëshortja e tij të marrë certifikatën e drejtorëve dhe më pas të futet në garë, pa e lëshuar këtë vend të lakmuar, duke ia bërë gati së shoqes emërimin përfundimtar? Vetë drejtoresha Burbuqe Uruci thotë, se ka 30 vjet në punë.Drejtori i ZA-së Durim Uruci nuk përgjigjet për këtë shkelje, por shprehet, se do kërkesë me shkrim.Sipas ekspertit të arsimit Ndricim Mehmeti, arsyetimi se po pritej regjistrimi i nxënësve, është gënjeshtër. Ka shkolla me 30 nxënës dhe kanë drejtor.Menjëherë pas ngritjes së problemit nga ana jonë, u shpall vendi vakant për drejtor shkolle në Grekan të Belshit.

“Ta d*rdh në gojë, ma prek”,c’ndodhi me mjekun që i futi duart pacientes

Ditën e mërkurë, mjeku i sanatoriumit Pëllumb Hysko është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, pas transmetimit të emisionit Stop, ku Hysko shfaqej në skena të turpshme, duke ngacmuar seksualisht një paciente.Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ajo e ngacmimit seksual dhe e mitmarrjes, pasi mjeku e drejtoi pacienten tek kolegu i tij Artur Zeko, për një skaner pa rradhë e pa pagesë me 20 mijë lekë të vjetra nën dorë.Nga ana tjetër ka reaguar edhe spitali “Shefqet Ndroqi”: Në deklaratën për shtyp thuhet, se rasti ishte tronditës, ndaj mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent. Abuzimi seksual, thuhet në deklaratë,- është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore. Pas emisionit të transmetuar mjekët shprehen, se ndjehen thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve të tyre. Deklarata falenderon emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe shpreh ndjesën publike ndaj qytetarëve, duke siguruar, se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

na mbytet me battuta zoti ju rujte te gjithve ju te stopit na kenaqet 🎉🎉🎉🎉🎉❤❤❤❤

lizededa
Автор

Eh te mart e mira o me te miret Sajmir Genti jeni me te miret

SokratMucaj
Автор

Bravo dhe pse jam te kjo shkolla duhet ta eqim na shkolla

andiandi
Автор

Ou sa telenovel e bukur ajo e kam ndjekur ateher por 10 pjes ka pasur ajo telenovela

MondiMondi-ipne
Автор

ncncnc sa i pa aft jam i papergatitur thot gjith ai burr

sarafuga
Автор

Mir more Saimir a harruar ate vjzen qe ishte ne komo dhe doktori e la shtatezen

toninvuka
Автор

E ka shkollen te veten private apo eshte e shtetit

lizededa
Автор

Durim detyrat...
Durim Uruçi detyrat 😂😂😂😂
A vaj medet si qenka ky

KlevisKullolli
Автор

Bravo Stopi Bravo me kontatoni ju lutem

dijededej
Автор

Po ne YouTube a do ta japin njeres dhe fate

MondiMondi-ipne
Автор

Jeni shum te mire ju te stopit qe beni kete ndim njerezve se maskarenjt kan pushtuar vendin si politik e doktor si ky

Lav