Stop - 24 Prill 2024 (Emisioni i plotë)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Stop/ “Nuk shëron aneminë”, çfarë mendon Lulzim Basha për protestat
Kreu demokrat Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët, nëse do të ndërmarrë ndonjë protestë kundër qeverisë, tha, se protesta nuk është antibiotik për aneminë ose infeksionin e kësaj qeverie.Në fakt, para ndarjes së PD-së, Basha provoi disa herë të trondiste qeverisjen me protesta, por pa sukses.

Stop/ “I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja
Ahmet Bilali, 76 vjec nga Shkodra, denoncon në “Stop” gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë. Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformes Agrare i vitit 1978, i falsifikuar.
Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej 14 muajsh nga marrja e vendimit.76 vjecari shkon pothuajse cdo ditë tek sekretaria e Gjykatës Shkodër, për të marrë vendimin e zbardhur, por gjyqtarja Llazari vijon ta mbajë peng prej më shume se 11 vjetësh tashmë. Gjyqtarja e Shkodrës kaloi me sukses vettingun, edhe pse për të kishte me dhjetra ankesa të qytetarëve të Shkodrës.Ne kemi siguruar një ankesë nga Dhoma e Avokatisë Shkodër për këtë gjyqtare, e cila prej më shumë se dy vjetësh nuk zbardh vendimet.Vetë Bilali është ankuar shumë herë për të, që kur u krijua ILD. Por vetëm pasi gjyqtarja kaloi vettingun në 13 shkurt 2023, ILD e njoftoj qytetarin, se ka marrë nën administrim ankesën e tij. Ne arritëm të takojmë vetë gjyqtaren Llazari, por ajo u shmang dhe përdori rojat e sigurisë, për t’u fshehur.

Stop/ Jeton prej 20 vjetesh jashtë, OSHE i sjell gjobë 6 milionë lekë
Ndodhemi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës Shkodër. Familja Topalli ankohet, se në total duhet të paguajë rreth 6 milionë lekë të vjetra për llogari të OShEE-së. Sipas Rrok Topallit, familja e tij ka ikur nga ky fshat në vitin 2004, duke mos përdorur më energji, teksa në sistem, kontratën e kanë e ende të pambyllur. Ai thotë, se është dakord, që të paguajë vetëm detyrimet e mirëmbajtjes, por ankohet për dy gjoba, që kapin vlerën e dy milionë lekëve për dy muaj të ndryshëm në vite të ndryshme.OSHEE Vau i Dejës erdhi në vend, për verifikimin e situatës, por nuk dihet, se për cfarë janë vendosur këto shifra kaq të larta. “Stop” i është drejtuar drejtorisë qëndrore të OSHEE-së, dhe pritet verifikimi i situatës.
“Nuk shëron aneminë”, çfarë mendon Lulzim Basha për protestat - 3:57
“I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja - 8:37
Jeton prej 20 vjetesh jashtë, OSHE i sjell gjobë 6 milionë lekë - 27:34
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti ju rujte edhe juve me familje Sajmir dhe Gentjan 🎉🎉🎉🎉🎉🎉

lizededa
Автор

Iqujtur enver abazi me falni. Se sekam theksuar qart ne mesazhin tim une jetoj ne fshatin zhej te qytetit laq respekt nga enver abazi laq

Enverabazi
Автор

Ju shkruaj ta nuk e di se ju ka ardhur mesazhi apo jo

vaskuhamdi
Автор

Kame 20 qe jame ne Itali Sajmir dhe Gentjane me vjen keqe po nuke I kame nigjue kete gjera a ka me u bere noi here ai vend

lizededa
Автор

😅😅😅puthje Enverin se i qeronte mire hesapet ai

mirela