2 vëllezër u shuan në pak javë, detaje nga aksidenti në Berat ku humbi jetën 28-vjeçari

preview_player
Показать описание
Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 02:30 të së martës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Një makinë Benz doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë. Brenda në automjet ishte një djalë vetëm 28-vjeç, i cili humbi jetën. Kliton Merkaj banues në Berat nuk mundi të dilte nga makina, duke u shkrumbuar brenda saj.

Gazetarja Anila Sefa sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ashtu sikurse edhe dëshminë e një banoreje të zonës. Ajo rrëfen se zhurma ishte aq e fortë sa burrë e grua u zgjuan nga gjumi. Gruaja thotë se sapo u afruan makina shpërtheu në flakë, duke e bërë të pamundur që t’i vinin në ndihmë të riut 28-vjeçar.

“Dëgjuam tronditjen, u çuam nga gjumi dhe dolëm. Sa doli burri që t’i jepte ndihmë mori flakë makina. Erdhi policia, zjarrfikësja për ta ndihmuar, por nuk mundën. Zhurma ishte shumë e fortë”, rrëfen gruaja.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim, edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë duke shkulur atë nga vendi, përfundoi në kanal.

Kliton Merkaj mësohet se po kthehej nga Fieri, pasi kishte qenë tek të afërm të tij. Pritet që autoritetet të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore në trupin e viktimës.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме