Top News - Shiu shuan flakët në vend/ MM-u dogjën 140 ha shkurre e pyje

preview_player
Показать описание
Moti me reshje me shiu ne te gjithe vendit, qe nga oret e para te se merkures, ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar, sidomos vatrat më problematike që kanë qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.
Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.
Nderkohe në terren forcat zjarrfikëse kane vijuar inspektimet ne terren për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij. Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.
Ne terren po shatu, beht e ditur nga ministria e mbrojtjes po kryhen verifikimet lidhur me shkallën e dëmit që kanë shkaktuar zjarret. Paraprakisht mendohet se janë djegur dhe shkrumbuar 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Shiu#MinistriaeMbrojtjes#TopChannel
Рекомендации по теме