Top News - 18 të plagosur nga aksidentet rrugore/ Nga Burreli në Korçë, shkak dyshohet lagështira

preview_player
Показать описание
18 persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore, të shënuara mëngjesin e kësaj të diele.
Një aksident u shënua në Fier, ku një automjet tip Mazda u përplas me një Ford, për pasojë mbetën të plagosur 10 persona, 8 pasagjerë dhe dy drejtuesit e mjeteve.
Dy prej pasagjerëve, të moshave 25 dhe 56 vjec u dërguan në spital pëe të marrë kujdes mjekësor, ndërsa 8 personat e tjerë pësuan dëmtime të lehta.
Një tjetër aksident u shënua në rrugën e kombit, me pasojë palgosjen e 5 personave, anëtarë të së njëjtës familje.
Një automjet me targa serbe u përplas me trafikndarësen, duke bërë që makina të dalë nga rruga. Nga përplasja u plagoësën 3 fëmijë dhe cifti i bashkëshortëve.
Ata janë dërguar në spitalin e Rrëshënit dhe po marrin kujdes mjeksor. Sipas informacioneve, shtetasit serb kishin ardhur në vendin tonë për pushime. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë, duke qenë se një ditë më parë, vendi u përfshi nga reshjet e shiut.
Në aksin rrugos Burrel Skuraj, një automjet doli nga rruga dhe u plagosën 2 persona. Ngjarja u shënua në vendin e quajtur Vablini, ku makina doli disa metra nga rruga, deri në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit dhe po marrin ndihmë mjeksore, ndërsa bëhet me dije se fatmirëishst ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe ky aksident ndodhi si shkak i lagështirën në rrugë.
Ndërsa në Korcë, në orën 8 pa 5 minuta të mëngjesit, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit, një automjet tip "Peugeot" me drejtues një 74 vjecar, përplasi një motomjet, për pasojë ky i fundit mbeti i palgosur.
Drejtuesi i motomjetit, me iniciale DH u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidentet#Shqiperi
Рекомендации по теме