Klan News - Dumani: Në hetime kanë dalë zyrtarë të lidhur me krimin

preview_player
Показать описание
Para komisionit të monitorimit të Këshillit të Evropës Altin Dumani u tha ndërkombëtarëve se SPAK ka sekuestruar deri tani 150 mln Euro asete ndërsa ka ndëshkuar me burg politikanë dhe njerëz të krimit.

“Pothuajse në të gjithë hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar. Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin dhe ka nevoje edhe për bashkëpunimin edhe të institucioneve të tjera përgjegjëse.”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme i bëri thirrje parlamentit që të ndryshoje kushtetutën që të heqë kufizimin për mandatin e 20 prokurorëve të SPAK që është përcaktuar me ligj vetëm nëntë vite pa të drejtë rikandidimi.

“Mandati i prokurorit të Prokurorisë së Posaçme është 9 vite dhe pas 9 viteve kthehen në vendin ku ata kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme që të rishikohet dhënia e mundësisë dhe jo zgjatje automatike e mandatit që të rikandidojnë që të jenë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Këto ndryshime nëse pranohen do te kërkonin një konsensus përtej votave që ka aktualisht mazhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama.

Kjo paketë propozimesh për ndryshimin e ligjit organik mbi bazën e të cilit funksionon Prokuroria e Posaçme gjendet në Kuvend prej gati 2 vitesh, por ende pritet të merret vlerësimi nga Brukseli për këtë çështje.

Prokuroria e Posaçme u ngrit në vitin 2019 me drejtues Arben Krajën ndërkohë që Altin Dumani u zgjodh në vitin 2022 me mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

ska mundsi 🙈🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣do jete rrene se ku kemi ne nga keto …ska mundsi 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🍾🍾🍾🍾

ervinxhabrahimi
Автор

E ça prisni ? Apo i mbani peng e kush te paguai me shume ! E çuditshme te flasesh e mos te thuash emrat, mjere populli Shqiptar se per popullin amerikan ka kush mendon

Naun-lzqy