filmov
tv
Klan News- “Plumbi i Artë” shkon në gjykatë/ Nuredin Dumani zbardhi 18 ngjarje kriminale ndër vite

Показать описание
Mbyllen hetimet per operacionin “Plumbi i Artë”, SPAK ka kaluar dosjen për gjykim. Nga kjo dosje u zbardhën 18 ngjarje të rënda kriminale ndër vite, ndërsa prokuroria u komunikoi akuzat të pandehurve. Në këtë dosje voluminoze janë firmosur 32 urdhërarreste nga të cilat u ekzekutuan 19 prej tyre.
Hetimi penal i regjistruar në Prill të këtij viti pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhaj nxorri në dritë vlera që shkonin nga 30 mijë në 500 mijë Euro për ekzekutime, teksa pritet të shtrihet edhe në ngjarje të tjera që janë rrëfyer nga bashkëpunëtorët.
Nuredin Dumani, personazhi i cili ishte ura lidhëse e disa grupeve kriminale, nxori me dëshmine e tij emra të fuqishëm të botës së krimit, si Suel Çela, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Talo Çela, Kamber Mehja, si porositës të disa krimeve.
Për 32 personat, për të cilët ka urdhërarreste pritet edhe një skanim i pasurisë së tyre dhe familjareve të tyre pasi ka dyshime se janë përfituar nga të ardhura me burim nga bota e krimit dhe trafiqet.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan