Klan News - Zbërthehet Nuredin Dumani

preview_player
Показать описание
Ai ka marrë statusin e të penduarit duke rrëfyer për disa ngjarje të rënda kriminale

Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit të drejtësisë. Ai ka vendosur që të rrëfejë para autoriteteve të gjitha ngjarjet kriminale ku ai është i përfshirë dhe ato për të cilat ka pasur dijeni. Po ashtu statusin e të penduarit të drejtësisë e ka marrë edhe miku i tij Henrik Hoxhaj.

Tashmë prokuroria e posaçme ka zbarkuar në Elbasan dhe ka marrë nga ky insititucion disa dosje për ngjarje kriminale të ndodhura në këtë qytet. Sipas burimeve deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj përputhen dhe tashmë pritet që të hidhet dritë për shumë ngjarje kriminale në vend. SPAK ka dyshime dhe po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu kanë dyshime se Nuredin Dumanit të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Ndërkohë që ka akuzë zyrtare për dy vrasje me 4 viktima në Durrës.

Nuredin Dumani u arrestua disa javë më parë pasi mbeti i plagosur në Papër të Elbasanit. Atij ju bë atentat nga grupet rivale ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka dyshime se Dumani atë ditë ishte nisur për të ekzekutuar një biznesmen.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме