Top News - Plas arma në gjimnaz/ Plagoset adoleshenti në Laç

preview_player
Показать описание
Një konflikt mes dy adoleshentëve në qytetin e Laçit për pak sa nuk përfundoi me pasoja fatale, teksa njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri.
Për pasojë është plagosur në këmbë një 15-vjeçar. Konflikti mes adoleshentë ka qenë për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur jashtë rrethimit të gjimnazit.
Ka qenë 17-vjeçari me iniciale A.Gj., i cili ka plagosur me arme 15-vjeçarin L.Rr, duke I shkaktuar plagë në këmb. Ai u transmetua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore, ndërkohë që mësohet se I lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
Si I plagosuri aashtu dhe autori ishin në të njëjtin gjimnaz, ku dyshohet dhe se ka nisur konflikti mes tyre. Nga ana tjetër, policia është vënë në ndjekje të 17-vjeçarit.
“Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia në njoftimin zyrtar ndër të tjera.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Laç#Plagosja
Рекомендации по теме