Top News - ‘Franca sundohet nga ISIS’ / Burri me thikë terrorizon Parisin, vritet nga policia

preview_player
Показать описание
Një person i armatosur me thikë, që raportohet se thirri ‘Franca sundohet nga ISIS’ është qëlluar në një stacion treni në paris pasi sulmoi zyrtarët e sigurisë që i kërkuan të mbante maskën. Incidenti ndodhi mëngjesin e të martës në stacionin Saint Lazare, një nga më të frekuentuarit në kryeqytetin francez.
Sipas mediave lokale, sulmi erdhi pasi burri ishte ndaluar nga stafi se nuk kishte vendosur në maskë. Ai refuzoi të bashkëpunonte dhe kërcënoi oficerët e sigurisë të stacionit me një thikë, duke thirrur : Allahu Akbar. Franca sundohet nga shteti islamik. Duke reaguar, një oficer nxorri armën dhe qëlloi duke e goditur atë me dy plumba në kraharor. Personi u dërgua më pas në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë ndërsa kompania shtetërore e hekurudhës tha se dy agjentë kishin përdorur armën e tyre të shërbimit për tu mbrojtur dhe për të neutralizuar atë.
Emri i personit nuk është bërë ende i ditur por ai është identifikuar nga dokumentat e udhëtimit që kishte me vete. Mediat lokale citojnë burime nga policia që thonë se ai nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Franca#ISIS#TopChannel
Рекомендации по теме