Top News - Finlanda në NATO? Vendimi më 12 maj / Mediat vendase-gjithçka është ‘vulosur’ tashmë

preview_player
Показать описание
Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare.
Vendimi do të merret me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftojë se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do të japin miratimin pas tij. Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur që kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi. Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale prej shumë dekadash. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus.
Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Finlanda#TopChannel
Рекомендации по теме