Top News - Finlanda në NATO, po Suedia!/ Turqia e mban peng, Stoltenberg thirrje Erdogan

preview_player
Показать описание
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti vendimin e parlamentit të Turqisë duke i hapur rrugën zyrtarisht pranimit të Finlandës në NATO. Ai njoftoi se një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak ditëve, ndërsa kërkoi nga Ankaraja që të mos pengojë dhe rrugëtimin e Suedisë për në aleancë.

“Të gjithë 30 aleatët në NATO e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit. Kam folur me presidentin Sauli Niinisto për ta përgëzuar lidhur me këtë rast historik. Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë gjatë ditëve në vijim. Të gjithë aleatët duhet të pajtohen që përmbyllja e shpejtë e procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interes të të gjithëve. Gjithashtu, pres që të mirëpres Suedinë si një anëtar me të drejta të plota në familjen e NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Stoltenberg.

Turqia e mbajti pezull ambicien e Finlandës për t’u anëtarësuar në aleancën perëndimore të mbrojtjes për muaj me radhë, me pretendimin se shteti nordik mbështet terroristët. Për të njëjtën arsye, Ankaraja vazhdon të bllokojë Suedinë e cila aplikoi në të njëjtën kohë me Finlandën, majin e vitit të kaluar. Çdo zgjerim i aleancës do të kërkonte mbështetjen e të gjithë pjesëtarëve.

Finlanda, shtet deri më tani neutral ndan një kufi prej 1340 km me Rusinë dhe ka një prej arsenaleve më të pasura të artilerisë. Hyrja e saj në NATO, shënon një goditje të madhe strategjike për presidentin rus Vladimir Putin. Në një deklaratë pas votimit në parlamentin turk, qeveria finlandeze tha se hyrja në aleancë do të fuqizonte sigurinë në vend dhe do të përmirësonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Suedia#NATO
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Suedia ja boni vetes!
Dogji atë librin kuranin

illyrianalban