Top News - Finlanda dhe Suedia në NATO / Pavarësisht kërcënimeve të Putinit, anëtarësimi i afërt

preview_player
Показать описание
Kërkesa e rusisë që SHBA të ndalojë Suedinë dhe Finlandën të anëtarësohen në NATO, është hedhur poshtë nga të dyja vendet që premtojnë të ndërtojnë lidhje më të ngushta me aleancën ushtarake.
Kërcënimi i vazhdueshëm i Kremlinit për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, i ka dhënë një impuls të ri përpjekjes për t’iu bashkuar NATO-s në të dyja këto vende, që janë ushtarakisht të papozicionuara dhe janë përpjekur të evitojnë të bëhen palë gjatë luftës së ftohtë.
Retorika agresive e Vladimir Putinit, javët e shkuara, ka shkaktuar carje në politikat e hershme të partive dhe ka bindur disa ish kundërshtarë të anëtarësimit në nato që të ndërrojnë mendim. Një deputet finlandez, thotë për britaniken Telegraph, se vendi tani është më afër se kurrë aplikimit për anëtarësim në NATO. Ushingtoni i ka thënë Suedisë dhe Finlandës se mbështet të drejtën e tyre për të zgjedhur aleancat që duan, para bisedimeve kyce mes SHBA dhe Rusisë në Gjenevë, të hënën. Mbrëmjen e të premtes, Antoni Blinken, sekretari amerikan i shtetit, hodhi poshtë kërkesën e rusisë se NATO nuk do të pranojë anëtarë të rinj. Blinken ka akuzuar Rusinë se po ndez tensionet me provokimet në ukrainë, dhe tha se bisedimet e kësaj jave do të fokusohen tek agresioni i Moskës. NATO do të refuzojë kërkesn që aleanca të ndalë zgjerimin e saj në evropë në samitin mes NATO-s dhe Rusisë në Bruksel, të mërkurën. Ajo do të nënvizojë se traktati ushtarak i aleancës ka një politikë të dyerve të hapura për të promovuar stabilitetin dhe paqen në evropë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Finlanda#NATO#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Jeni dy shtete fantastike tè sgjuarit din cfar sgjedhje tè bojn.💪🤝🇺🇸

joni
Автор

jane shtete serioze ne çdo fushe, madje eshte nje privilegj per te gjith qe po behen pjese e Natos.

liontheking
Автор

Rusia do rrethuar mire, lajm shum i mire qe Nato forcohet.

liontheking
Автор

Tani u zgjidhen Hallet e shqiptareve, ky top chaneli ka pjerdh ngeli me nato 24 ore

nikston
Автор

Vetem eshte Amerika e forte se per keta te evropes hajgare ben Rusia me ta.

MelodyPower
Автор

Mos errethoni. Ariun sepse. Ariu dotiu sulmoj. Respelte

ll-mhxc