Top Channel/ U aksidentua nga makina e policisë, francezët protesta në për vdekjen e adoleshentit

preview_player
Показать описание
Qindra njerëz marshuan paqësisht në periferi të Parisit të enjten për të kërkuar drejtësi për një adoleshent i cili humbi jetën pas përpkasjes me një makinë policie. Vdekja e Ëanys R. ka ndezur tensione teksa Franca po bëhet gati për mbajtjen e lojërave olimpike këtë verë. Policia më 13 mars ndoqi një motoçikletë që drejtohej nga18-vjeçari që sipas uniformave blu, nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor. Një video e shpërndarë gjerësisht në internet tregonte një makinë policie duke goditur skuterin e tij, duke I shkaktuar vdekjen adoleshentit ndërsa mbeti I plagosur miku I tij. Policia dhe hetimet e deritanishme thonë se ka qenë një aksident, por familja e tij i ka akuzuar se kanë goditur “qëllimisht” skuterin. Vëllai i tij më i madh, i cili nuk donte të jepte emrin e tij, foli për shtypin në shkallët e bashkisë së La Courneuve. "Vëllai im i vogël u vra nga policia. Ata vendosën t'i marrin jetën padrejtësisht," tha ai me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë dhe syze dielli. "Ne po kërkojmë vetëm drejtësi. Asnjë dhunë, asnjë teprim," tha ai përpara nisjes së marshimit.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме