Top Channel/ Furgoni ‘i çarë në dysh', kuti të shpërndara në tokë, ja çka mbetur në vendngjarje

preview_player
Показать описание
Kjo që shihni në pamje është gjithçka ka mbetur pas aksidentit tragjik që mori jetën e pesë personave në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë.

Një furgon pasagjerësh i linjës Tiranë-Sarandë është përplasur me një mjet tip ‘Land Rover’ e për pasojë furgoni ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në humnerë.

Shoferi i furgonit, i identifikuar si Bardhi Porda së bashku me katër pasagjerë të tjerë humbën jetën në vend, ndërsa e vetmja e mbijetuar e këtij aksidenti të frikshëm ishte një vajzë e cila ndodhet në spitalin e Gjirokastrës nën kujdesin e mjekëve.

Në një prononcim për mediat, motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet sëbashku. Po ashtu ajo ka bërë me dije se ditën e djeshme motra e mbijetuar i ka thënë se kishte një parandjenjë të keqe.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

O krisht o shenmeri cfar behet kshu ? U prefshi ne paqe !

ALBERTUSE
Автор

Ngushellime familjeve te aksidentit. Sherim te shpejte te aksidentuarve.

gezimnaco
Автор

Ne radhe te pare ngushëllime familjeve. E dyta patentat qe i marrin me lek .E treta rrugët ne Shqipëri jan me keq se ne Afganistan. Dhe rroftë politika Ramoviqit qe e ka ber Shqipërin me keq se Afganistani.

gjuliantoshi