Top News - 3-vjeçari vdiq pas vizitës te dentisti / Prokuroria nis hetimet për neglizhencë të mjekut

preview_player
Показать описание
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen tragjike të 3 vjeçari, pas mjekimit në një klinikë dentare në kryeqytet.
Hetimet kanë nisur me akuzën e neglizhencës në trajtimin e pacientëve. Prokuroria thotë se po kryen veprimet procedurale në lidhje me rastin, ku një prej veprimeve ka qenë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë. Mjeku Roland Xhaxho tha për Top Story të enjten se fëmija vuante nga zemra dhe se procedura që ai ka ndjekur ka qenë brenda protokolleve.
Por, familjarët e viktimave pretendojnë të kundërtën. Gjyshi i 3 vjeçarit tha e çuan të miturin tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
Babai i fëmijës ka deklaruar në polici se mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve. Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk u është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, ku është future në reanimacion dhe pas dy ditësh ka ndërruar jetë.
Mjeku dentist thotë se fëmija ka dalë i zgjuar nga klinika, ndërsa prindërit deklarojnë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tragjedia#RolandXhaxho
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E keni mëndjen të leku dhe jo të pacienti, turp i keni kthyer pacient në klient, ☠️

vilsonkondakciu