Top Channel/ Mbërriti pa jetë në spital, djali 3-vjeçar që vdiq në kopsht kishte shenja në qafë

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç, në një kopsht privat në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete.

Ndërkaq, mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë.

Korrespodenti i Top Channel bën me dije se ngjarja ka ndodhur në mjediset e brendshme të kopshtit privat, ndërsa ka qenë edukatorja që e ka konstatuar të shtrirë në tokë.

Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë ndihmë, duke menduar se fëmijës i kishte rënë të fikët.

Ndërkaq, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa edukatorja është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje nga organet kompetente

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Fier#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ngushellime familjes!Sa e dhimbshme!😭😭

linditaspahiu
Автор

Tmerr i vertete ngushellime familjes 😔😔😔

ritaalla
Автор

Po si u mbyte more njerez ku jane edukatoret apo shikojne telefonat ..Mos e lini me kaq por beni te pamunderen qe ata edukatore atije te marin denimin qe meritojne ..

AK-rlpd