Tv Klan - Zbardhet vrasja e 16-vjeçarit në Kurbin në 2015 | Lajme News

preview_player
Показать описание
#MariglenGjonaj #KristjanCenaj #vrasje #kurbin

7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia ka konfirmuar se 16 vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati ka deklaruar se eshtrat e gjetura në Prill të këtij vitit i përkisnin të miturit i cili nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga 30-vjeçari, Kristjan Cenaj tashmë i arrestuar.

Krimi i rëndë që kreu 30-vjeçari, erdhi vetëm për t’i marrë viktimës, Mariglen Gjonaj orën Rolex dhe një varëse floriri.

Ky dyshim që sot u konfirmua dhe nga unifromat blu, do të denoncohej dhe nga nëna e 16 vjeçarit, Liljana Gjonaj e cila në 2015 do të deklaronte se personi i fundit që shoqëroi djalin e saj ishte pikërisht Kristjan Cenaj.

Deklarata e Liljana Gjonajt në vitin 2015: Iku në mëngjes, doli në 8, as në 5 të darkës nuk më ka ardhur, as në drekë. Ky ka qenë me dy persona që ka qenë në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Ceni nga ky fshat. Ata njerëz nëse e kanë marrë peng, ta lëshojnë. T’i marrin florinjtë, gjithçka ia falim, vetëm të ma sjellin djalin në këmbët e veta dhe njëherë në shtëpi.

30-vjeçari, Cenaj përpara hetuesve ka mohuar autorësinë e krimit të rëndë, megjithatë policia dhe prokuroria këmbëngulin se provat e administruara dëshmojnë fajësinë e tij.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shum gjynaf per djale dhe familjen e tij

martinmarku
Автор

Jam ua ky do var nje prind mezi e rrit femin se w ka mir kryeministri pun ka po sduan te punojn te rinjt

ilirhida