Tv Klan - Zbardhet dëshmia e Arsen Muskurtit për vrasjen e të vëllait

preview_player
Показать описание
Fletë-thirrja drejtuar Arsen Muskurtit për t’u paraqitur në 6 shtator në Gjykatën Civile, ku do shqyrtohej kërkesa për urdhër-mbrojtje e viktimës Dritan Muskurti, duket se ishte kulmimi i inateve 6-vjeçare të nisura për një borxh që kërkohej nga Dritani në vlerën e mbi 17 milionë lekëve. Këtë e pohon vetë autori i vrasjes së dyfishtë Arsen Muskurti në rrëfimin e dhënë para hetuesve, ku tregon se në momentin që ka parë fletëthirrjen është tronditur psikologjikisht.

“Jam komunikuar nga posta për një fletë-thirrje të Gjykatës Civile për një “Urdhër Mbrojtje” të padrejtë. Dua të shtoj se Dritani më kërkonte një vlerë monetare të padrejtë ku ka falsifikuar dokumente, firmën time ku dhe kemi kërkuar dhe ekspertimi kaligrafik. Dhe aktualisht jemi në një proces gjyqësor”.

Borxhi i pretenduar lidhej me biznesin që kishin administruar bashkë deri në 2018. Ndërkohë ai vijon rrëfimin për hetuesit, duke treguar edhe për momentin e vrasjes së vëllait Dritan dhe kunatës së tij Nora Muskurti.

“Pasi mora pistoletën tek kasaforta e biznesit tim, kam shkuar tek agjencia e Dritan Muskurtit për të sqaruar shantazhet që më bënte. Kam hyrë në agjenci dhe kam gjetur aty Dritanin dhe Norën. Menjëherë sapo kam hyrë, kam nxjerrë pistoletën dhe i jam drejtuar Dritanit: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën”. Ai më është përgjigjur me fjalët: “Du me e bë”. Atëherë unë kam qëlluar me armë në drejtim të Dritanit dhe më pas nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”.

Vrasja e dyfishtë u regjistrua në 30 gusht në ambientet e biznesit të viktimave, ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi për Televizionin Klan se ka nisur një verifikim për veprimet e Policisë së Tiranës, nëse ka pasur mosveprim pas denoncimeve të dy vëllezërve.

Tv Klan
#arsenmuskurti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

what languagr is this sounds like german

respondentwithoutrecourse