Tv Klan - Vrau qiradhënësin, zbardhet dëshmia e autorit | Lajme News

preview_player
Показать описание
51-vjeçari Petrit Vuksani, i cili u ekzekutua 3 ditë më parë në banesën e tij në Shkodër, e nxori nga shtëpia Lekë Vuksanin, pasi ky i fundit nuk kishte paguar qiranë, faturat e ujit dhe ato të energjisë elektrike. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor 32-vjeçari, tashmë i arrestuar nga policia. Ai është shprehur se armën e krimit e ka gjetur në banesën e viktimës, pretendim ky që sipas policisë nuk qëndron.

“Me Petritin jemi njohur pasi edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi pasur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit dhe e kam qëlluar”.

Për kapjen e 32-vjeçarit, me policinë ka bashkëpunuar dhe vëllai i tij i cili përpara grupit hetimor ka rrëfyer miqësinë që ka patur me vëllain e viktimës, teksa ka shtuar se nuk ka patur dijeni për krimin që do kryente Lekë Vuksani.

Ndonëse me të njëjtin mbiemër, viktima dhe autori nuk kanë pasur lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Viktima, Petrit Vuksani kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia aty ku dhe jetonte prej vitesh.

Tv Klan
#vrasje #lekevuksani #petritvuksani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме