Top News- Tërmeti në Turqi, ‘makthi’ vazhdon / Mjekët paralajmërojnë probleme shëndetësore afatgjata

preview_player
Показать описание
Kur ka kaluar gjysmë viti nga tërmeti shkatërrues në Turqinë jugore, shoqata e mjekëve e këtij vendi ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjata. Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh. Dridhja fillestare u ndoq nga një seri dridhjes të tjera.

Dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Tani, rrënojat janë larguar thuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjata po vazhdojnë. Gratë dhe fëmijët janë vecanërisht në rrezik sipas ekspertëve. Ka mungesë të të ushqyerit të baraspeshuar, i cili mund të shkaktojë çrregullime në zhvillim te fëmijët. Në rrezik janë edhe gratë shtatzëna. Një numër i madh i lindjeve të parakohshme dhe abortimeve janë vërejtur në këtë rajon.

Operacione të vështira duhet të kryen në Adana, dhe spitalet atje janë të mbingarkuara tashmë. Mjekët në këtë rajon të Turqisë kanë vërejtur edhe një rritje të depresionit. Autoritetet janë ndërkohë nën kritika se kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat e ndërtesave të shembura. Shumë prej tyre përmbanin toksina, si asbest, dhe nëse ato do të depërtonin deri në tokën ujore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Turkey#Earthquake#TopChannel
Рекомендации по теме