Top News - Thellohet bilanci i viktimave në Marok/ Tërmeti merr jetën e mbi 2 mijë njerëzve

preview_player
Показать описание
Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Marok vijon që të rritet. Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 2012 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë të së premtes dhe 1404 të tjerë janë plagosur rëndë.

Këto shifra pritet të rriten, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit luftojnë për të hyrë në zonat malore që janë të vështira për t’u arritur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 300 mijë njerëz jetojnë në zonat më të goditura dhe ekspertët kanë paralajmëruar se 48 orët e ardhshme do të jenë “kritike” për shpëtimin e jetëve. Ndërkohë banorët e zonave të prekura e kanë kaluar natën jashtë.

Tërmeti goditi të premten, pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Autoritetet shpallën 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Bilanci#Viktimat
Рекомендации по теме