Top News - Mbyllen dy fasoneri/ Gjirokastër, vendimi nga ISHP

preview_player
Показать описание
Dy fasoneri në Gjirokastër janë mbyllur pas infektimit të disa punëtoreve. Ndërmarrjet me përkatësisht 220 dhe 140 punëtorë janë mbyllur pas inspektimit nga Instituti i Shëndetit Publik për 14 ditë.

Autoritetet e shëndetit kanë lënë detyrë dizinfektimin e mjediseve dhe marrjen e masave të mëtejshme për mbrojtjen nga Covid 19. Të dy fasoneritë me bashkëpronësi përkatësisht turke dhe greke operojnë në fushën e prodhimit të veshjeve. Një grua e infektuar në njërin prej fasonerive humbi jetën pas një trajtimi 10 ditor.

Aktualisht numri i punonjësve të infektuar është 4 për të dy ndërmarrjet por shumica e stafit është detyruar të hyjë në karantinë. Tamponët do të merren për rastet që shfaqin simptoma.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Gjirokaster#ISHP#TopChannel
Рекомендации по теме