Të Pasurit | Richard Branson | Miliarderi që do të dërgojë turistë në hapësirë... | Top News

preview_player
Показать описание
Sipërmarrësit janë përballur me sfida të paprecedentta gjatë pandemisë, me mbijetesën e bizneseve të tyre në tehun e thikës. Dhe nën një presion të tillë, të stërmadh, është durimi i tyre që i ka bërë që të vijojnë të mbajnë gjallë bizneset ose të gjejnë mënyrën e tyre drejt mbijetesës, një atribut që në kohë krize mund të bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit.

Themeluesi i Virgin Group, Richard Branson, është një nga ata që është përballur me sfida të mëdha ndër vite, por, vitin e kaluar, e përshkruan si më të vështirin me të cilin janë përballur shumë biznese. Virgin Group, vecanërisht biznesi i aviacionit dhe argëtimit, ëhstë përballur me vështirësi të mëdha.

“Pas më shumë se një viti nga fillimi i pandemisë, unë besoj se kjo eksperiencë më ka ndihmuar, mua, ekipin tim, dhe bizneset Virgin që të bëhen më të fortë e më të duruar. Durimi dhe forca vjen nga gabimet dhe mësimi prej tyre. unë gjithnjë i kam inkurajuar bashkëpunëtorët e mi të përpiqen dhe të gjejnë mundësi në sfida dhe ky vit i kaluar ka qenë i mbushur me të tilla”, thotë Branson për Forbes.

Dicka e rëndësishme që ai e ka mësuar ghjatë viteve, është se në kohë sfidash duhet të pushosh atëherë kur ke nevojë, por jo të heqësh dorë.

“Kur ndihesh i tejlodhur, nëse mundesh, do të sugjeroja të marrësh pak kohë për pushim në mënyrë që të rivlerësosh problemin edhe nga këndvështrime të tjera”, thotë Branson. “A e keni vënë re ndonjëherë se dicka që mund ta keni harruar ju vjen papritur në mendje ndërsa po bën një shëtitje apo ndërsa po bën një dush? Kjo për shkak se mund të mendosh me më shumë qartësi kur i jep mundësinë vetes ta bësh këtë. Shpesh mua, idetë më të mira më vijnë kur jam duke luajtur tenis ose duke shëtitur me bicikletë”.

Richard Branson, renditet i 589 në klasifikimin e revistës Forbes të miliarderëve të 2021. Me një pasuri neto prej 5.2 miliardë dollarësh.

Ai e zotëron këtë pasuri të tij falë një konglomerati biznesesh që mbajnë emrin Virgin, mes të cilëve Virgin Atlantic dhe Virgin Galactic.

Manjat anglez biznesi, investitor dhe autor... Në vitet 1970 ai themeloi Virgin Group, që sot kontrollon më shumë se 400 kompani, me aktivitete në fusha të ndryshme.

Djali i një avokati dhe një stjuardese, Branson kishte shprehur dëshirën të bëhej sipërmarrës në një moshë shumë të re. Aventura e parë e tij në biznes, në moshën 16 vjecare, ishte një revistë e quajtur Student. Në 1970-ën, ai krijoi një biznes porositjeje albumesh muzikore përmes e-mailit. Më vonë hapi një zinxhir dyqanesh, Virgin Rekords, që më pas u bënë të njohur si Virgin Megastores. Marka Virgin e Bransonit, u rrit ndjeshëm gjatë viteve 1980, ndërsa ai nisi të ndërtonte kompaninë ajrore Virgin Atlantic dhe zgjeroi markën e muzikës Virgin Records. Në 2004 ai themeloi edhe korporatën e fluturimeve hapësinore Virgin Galactic, me qendër në Mojave air dhe Space Port, në Kaliforni, të njohur për SpaceShip Tëo, avionin hapësinor nën orbital që është projektuar për turizëm hapësinor.

Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15

Autore: Ardita Beçolli.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

#TePasurit#TopChannel
Рекомендации по теме